Segmente të kalbura të drejtësisë shqiptare vijojnë të prodhojnë tragjedi njerëzore me vendime të dyshimta. Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish bashkëshorti Elton Meta është rrjedhojë e vendimmarrjeve të prokurorit Çlirim Sina dhe gjyqtarit Piro Sota, të cilët i hapën derën e burgut Elton Metës, i arrestuar dhe i izoluar si një rrezik potencial për vrasje. Vetëm një ditë pasi Elton Meta vrau i ish bashkëshorten Sabrina Bengaj, gjyqtari që e kishte liruar nga burgu, Piro Sota, është përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia shqiptare.
Paraditen e 9 shtatorit, pra dy ditë më parë, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici, përjashtoi gjyqtarin e Fierit nga drejtësia, pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen, një lëvizje kjo për t’i shpëtuar përballjes me Vetingun. Procesi i verifikimit për Piro Soton kishte nisur që në qershor të vitit 2020.













