Përleshja e dhunshme mes ultrasve pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, shoqërohen 106 tifozë të ekipeve! 8 në pranga, 20 nën hetim

8 Tetor 2023, 12:28

Tetë tifozë janë arrestuar pas përplasjeve të dhunshme mes ultrasve të Vllaznisë dhe Tiranës një ditë më parë. Policia shoqëroi 106 mbështetës të skuadrave ndërsa përgjatë sherrit, 5 tifozë mbeten të lënduar. Përplasja nisi në rrugën e Kombit, pas humbjes së Vllaznisë 0-1 përballë bardhebluve të kryeqytetit.