Përleshja mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, 5 të lënduar në spital dhe disa të shoqëruar në polici

7 Tetor 2023, 19:47

Nga përleshja e tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë kanë mbetur pesë persona të lënduar, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Lezhës pas frakturave të shkaktuara. Veç tyre, bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa ultras të të dyja skuadrave për incidentet e ndodhura pas ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës, e zhvilluar këtë pasdite në stadiumin e Kukësit.