Përleshje me armë mes bandave kosovare në Itali! 8 të plagosur pas sherri për shesh-ndërtimet!

4 Shtator 2021, 11:07 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 11:07

Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë mes dy bandave, me qytetarë me origjinë nga Kosova, në qytetin e Triestes në Itali.  Përplasja kishte të bënte me mosmarrëveshjet në lidhje me vend ndërtimin e disa objekteve të cilat ishin në progres.

Tetë të plagosurit u transportuan në spitalet e Trieste dhe Monfalcone. Një person është në gjendje të rëndë i intubuar dhe ka plagë me armë zjarri në gjoks. Pesë të tjerë kanë plagë me armë zjarri dhe shenja në kokë nga goditja. Dy persona të tjerë raportuan lëndime të lehta në vend.

r.k./Shqiptarja.com