Përmbysja e makinave në tunelet te ish-dogana, inxhinieri i sigurisë rrugore në Report Tv: Duhet përmirësuar sinjalistika!

15 Shtator 2021, 12:34 | Përditesimi i fundit: 2021-09-15 16:11:07

Kthesa e fortë e tuneleve nëntokësore të krijuara në sheshin ish-Shqiponja janë kthyer në problematike të madhe ku mjetet dhe pse me 30 km në orë, shumë prej tyre janë përmbysur në rrugë. Inxhinieri i sigurisë rrugore, Spartak Tarka tha në Report Tv se qëllimi i këtij tuneli është projektuar pikërisht për të mos u ulur shpejtësia kur vjen nga Durrësi apo kur del nga Tiranë që mjetet të vijojnë të ecin me 70-90 km në orë. Por që nga hapja e tuneleve, edhe pse mjetet hyjnë me 30 km në orë ata batohen në rrugë, dhe për ekspertin kjo ndodh për faktin se aty është ende kantierë ndërtimi dhe duhet të punohet me sinjalistikën.