Përmbytje kaotike pas shirave të rrëmbyeshëm në provincën kanadeze, shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Regjistrohet 1 viktimë, dyshohet për bilancë të rënduar

18 Nëntor 2021, 13:18

KANADA- Përmbytjet kaotike pas shirave të rrëmbyeshëm në provincën kanadeze të British Columbia, ka bërë që kryeministri të marrë vendimin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Autoritetet kanë konfirmuar se një grua ka humbur jetën pasi shirat dhe rrëshqitja e dheut shkatërruan rrugë dhe lanë shumë qytetarë të izoluara dhe pa shpresë. Rreth 18,000 njerëz janë zhvendosur në provincën e Bregut të Paqësorit, tha ministri kanadez i Sigurisë Publike Marco Mendicino.