Përmbytje masive në Itali, uji ‘pushton spitalin’ në Prato

3 Nëntor 2023, 09:33

Italia është përfshirë nga përmbytje masive, ku 3 persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë raportohen të zhdukur në Toskana. Mediat italiane kanë ndarë një video në Prato, ku vërshimi i lumit Bisenzio përmbyti spitalin Santo Stefano dhe uji arriti në bodrum dhe një pjesë të katit përdhes.