Përmbytjet i marrin jetën 18 personave në Kaliforni! Ekspertët: Nga thatësira në stuhi, pasojë e ngrohjes globale

12 Janar 2023, 17:29

Stuhitë e forta të erës dhe shiut i kanë marrë jetën rreth 18 personave në Kaliforni. Pas acarit dhe dëborës, miliona amerikanë janë nën pushtetin e ujit prej ditësh tashmë. Sipas ekspertëve, kalimi nga thatësira në përmbytje ekstreme është pasojë e ngrohjes globale ndaj së cilës duhen marrë masa.