Përmbytjet në Pakistan, OBSH: Situata pritet të përkeqësohet

7 Shtator 2022, 20:07

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore të Pakistanit tha se 1.325 njerëz janë vrarë nga përmbytjet masive, pasi OBSH paralajmëroi se situata humanitare në të gjithë vendin, një e treta e së cilit është nën ujë, po përkeqësohet.