LIVE/ Jasir Asani dhe Mirlind Daku supergola Polonisë! Shqipëria në avantazh 2-0, kuqezinjtë ‘çojnë peshë’ zemrat e tifozëve

10 Shtator 2023, 21:41 | Përditesimi i fundit: 2023-09-10 22:37:48

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot në 20:45 kundër Polonisë në "Air Albania". Ndeshja ka nisur me përplasje mes tifozëve. Polakët kanë hedhur sende të forta kundër tifozëve kuqezinj, me policinë që ka ndërhyrë dhe ka vendosur rendin, teksa dueli vijoi normalisht më pas. Edhe nga sektori i grupimit Kuq e Zi u hodhën flakadanë në fushë, me arbitrin spanjoll José María Sánchez që për tre minuta ndali duelin derisa situata u qetësua. Ndeshja tanimë po luhet normalisht në një atmosferë të zjarrtë nga tifozët.