Përparon frikshëm zjarri në fshatin Bestrovë, rrezikohen një stan dhe një ndërtesë, 16 zjarrfikës në luftë me flakët

7 Shtator 2021, 13:12

Vijon të përparojë frikshëm zjarri në fshatrat Bestrovë e Panaja dhe situata është mjaft kritike. Në fshatin Bestrovë, flakët rrezikojnë një stan si dhe një ndërtesë, ku zjarri është afruar shumë pranë. Forcat zjarrfikëse janë vendosur në aksin e vjetër Vlorë-Fier, për të izoluar flakët. Në terren janë 4 automjete zjarrfikëse dhe 16 efektivë zjarrfikës, por duket se shuarja e flakëve është shumë e vështirë dhe nevojitet ndërhyrja nga ajri.

  •