Teksa po shqyrtohet ankesa e PD dhe LSI për qarkun Gjirokastër, ka pasur debate ndërmjet anëtarëve të KAS. Përplasja ka qenë mes Ledio Brahos dhe Ilir Rusmajlit. E gjitha kishte të bënte me identifikimin që ka bërë pajisja e identifikimit elektronik në Qarkun e Gjirokastrës, ku dyshohet se dy komisionerë kanë votuar në më shumë se një qendër votimi.
Rusmaili kërkoi që të bëhet verifikimi i komisonerëve për të çmuar provat dhe vërtetuar se cilës parti politike i përkasin. Nënkomisionerja tha që kjo provë, nga ana e KQZ do të kërkohet dhe të vendoset në dispozicion. Ndërsa nga krahu tjetër, relatori Braho, i kërkoi Rusmailit që të anashkalonte këto pyetje, pasi sipas tij, këto gjëra i përkasin Prokurorisë.
















