Përplasen dy makina në aksin Balldre-Lezhë, një nga mjetet përfundon jashtë rruge! Dy të plagosur

21 Maj 2022, 16:57

LEZHË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Balldre-Lezhë, ku dy makina janë përplasur pranë karburant ‘Emanueli’ në Balldre. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se një nga mjetet i ka prerë rrugën një makine, e cila ka përfunduar jashtë rruge në një tokë

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i makinës dhe një pasagjere, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës.