Përplasen tifozët pas derbit Tirana - Partizani, zjarr në 'Air Albania'! Në tribuna forcat speciale

3 Dhjetor 2023, 21:28

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e  15-të në Superligë. Pas fërshëllimës së Juxhin Xhajës në tribuna ka nisur një duel tjetër, me tifozët e dy kampeve që janë përplasur mes tyre. Edhe pse në distancë, duhej ndërhyrja e forcave speciale që situata të qetësohej. Nga pamjet e Report Tv duket se janë shumë stola të thyër, ndërsa tifozët sulmojnë palën kundërshtare me sende të forta. Ndërkohë që në tribuna duken edhe flakët.