Në Durrës një makinë policie është përfshirë në një aksident dhe 2 efektivë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në lagjen nr. 4 të qytetit. Efektivët e lënduar i përkasin patrullës së Forcës së Posaçme "Shqiponja" e cila ishte në shërbim.















