Përplaset nga një makinë në kryqëzim, ndërron jetë gruaja në Korçë

11 Gusht 2021, 21:02 | Përditesimi: 11 Gusht 2021, 21:02

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, ku 70-vjeçarja Refkie Gogoli është përplasur fatalisht nga një makinë në një kryqëzim dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip “Nissan", Artur Keço është shoqëruar nga policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje për veprime të mëtejshme procedurale.

KT/Shqiptarja.com