Përplasi 2 makinat në hyrje të Tiranë, arrestohet 22-vjeçari! I riu riparoi dëmtimet e makinës së tij për të fshehur gjurmët

22 Qershor 2021, 17:57

Një 22-vjeçar është arrestuar si autor i aksidentit në hyrje të Tiranës ndodhur 3 ditë më parë. Ai gjatë ecjes në autostradën Tiranë-Durrës ka përplasur dy mjete të tjera, ku njëri prej tyre është përmbysur në rrugë.