Përplasi çiftin e foshnjën 3 muajshe në karrocë, Ajas Sulejmanit nuk i ishte pezulluar patenta, 8 herë i gjobitur! Lë spitalin vogëlushja, prindërit dalin nga terapia intensive

9 Maj 2022, 12:21 | Përditesimi i fundit: 2022-05-09 15:07:15

Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajshe në karrocë në rrugën e Kavajës, nuk e kishte lejen e drejtimit të pezulluar, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Shoferi i makinës luksoze e kishte marrë patentën para 3 javësh ndërsa ditën e djeshme, pas aksidentit i është pezulluar 24 muaj pasi nga verifikimi me drogëtestues ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike (kanabis).