Përplasi për vdekje 2 fëmijët, shoferi me skedë të ‘zezë’ shkeljesh! U ‘fal’ kur u kap 2 herë me shpejtësi brenda vitit! Pezullohet zinxhiri drejtues në Policinë e Durrësit

4 Maj, 15:58 | Përditesimi: 4 Maj, 15:58

Policia rezulton se ka falur në një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor Nikoll Radaçin, shoferin 57-vjeçar i cili i dehur në timon, i mori jetën dy të miturve të dielën në Durrës. Katër vite më parë atij i është pezulluar patenta vetëm me 1 muaj për tejkalim shpejtësie, kur në fakt duhej të ishte hequr nga 8 deri në 18 muaj, në kushtet kur e njëjta shkelje u përsërit 2 herë brenda vitit.

    A.M/Shqiptarja.com