Përplasi për vdekje të miturin që po shtynte makinën e 24 vjeçarit, arrestohet drejtuesi i ‘Benzi’-t që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë

9 Shkurt, 12:01

Policia ka arrestuar 20 vjeçarin Elidon Aliu i cili duke drejtuar automjetin tip 'Benz' mbrëmjen e djeshme ka përplasur për vdekje 15 vjeçarin E.Çaushi dhe ka plagosur 24 vjeçarin David Çepe të cilët po shtynin automjetin tip 'Lancia' për shkak se kishte pësuar një defekt.