Përplasi për vdekje të riun sot në Kamëz, arrestohet efektivi i policisë dhe vëllai i tij! Tentuan të fshinin provat në vendin e ngjarjes! Dëshmitarja: Makina ishte me shpejtësi marramendëse

22 Korrik 2021, 16:27 | Përditesimi: 22 Korrik 2021, 16:27

Një punonjës policie i komisariatit nr 4 në Tiranë ka aksidentuar për vdekje një të ri në bulevardin e Kamzës. Report TV sjell rrëfimin e gruas deshmitare momentin e përplasje së motorrit, e cila thotë se makina e policit ishte me shpejtësi të lartë. Ora shënonte 00:15 minuta pas mesnate. Polici i Komisariatit Nr. 4 Roxhers Milkurti po lëvizte me Benzin e tij në bulevard. Në afërsi të rrethrrotullimit që kryqëzohet me rrugën “Teuta”, makina u përplas dhunshëm me një motoçikletë. Fatos Hila, 26 vjeç, vdiq në vend. Kjo grua e pa me sytë e saj ngjarjen nga fillimi deri në fund.

KT/Shqiptarja.com