Përplasi tre këmbësorë tek stacioni i autobusit te 'Vasil Shanto', arrestohet 49-vjeçarja

16 Maj 2021, 11:34

Policia ka vënë në pranga drejtuesen e mjetit tit 'Benz', pasi përplasi tre këmbësor një ditë më parë teksa qëndronin në stacionin e autobusit.

Policia ka arrestuar 49 vjeçaren Flutrura Zaimi, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.

Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

'F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve'- njofton policia.