Përplasi tre makina pas ndjekjes policore në ish-Bllok, shoferi i arratisur është Joni Sadikaj! Ishte në kërkim bashkë me të arrestuarin Sina për ngjarjen e Astirit

3 Korrik, 14:09 | Përditesimi: 3 Korrik, 14:09

Joni Sadikaj dhe Skerdi Sina janë kushërinjtë e Aleksandër Sadikajt, i vrarë në atentat me bombë në vitin 2022 afër TEG-ut. Drejtuesi i makinës "Audi Q8", e cila përplasi 3 mjete pasditen e djeshme në Tiranë në ndjekje nga polcia, dyshohet se ishte Sadikaj. Po ashtu si Skerdi Sina, ishte në kërkim për ngjarjen e Astirit në muajin janar, ku me 5 djem kyçën në apartament një vajzë 21-vjeçare, pasi kishin pirë gjithë natën drogë dhe alkool. Sinës iu gjet patentë me identitet fals Almo Aliaj dhe kanabis

    I.M/Shqiptarja.com