Përplasja me armë zjarri mbrëmë në Shkodër, sherri nisi për një vajzë

23 Mars 2022, 13:10

Report Tv mëson përmes burimeve nga policia se shkak i konfliktit midis dy Armando Ndreu dhe Sadet Sala, që degradoi deri në përdorimin e armëve mbrëmjen e djeshme, dyshohet të jetë bërë një vajzë. Sherri mes tyre fillimisht nisi në ambientet e një lokali në afërsi të ngjarjes, dy orë para se Ndreu të marrë kallashnikovin dhe të qëllojë në drejtim të furrës së bukës. Policia e Shkodrës ka kryer disa kontrolle në pika ku dyshohej se mund të fshiheshin dy të shpallurit në kërkim, por deri tani nuk kanë mundur të lokalizohen.

  •