Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli i përgjigjet VIA: Valon Ademi po bllokon punën me mbështetjen e instancave shtetërore, përfunduam 99% të punimeve

20 Maj, 14:06 | Përditesimi: 20 Maj, 14:06

Akuzave të VIA se kompania Mabco po pengon punimet në aeroport, përfaqësuesit e kompanisë së Behgjet Pacollit iu përgjigjën nga Tirana përmes një konference për shtyp, nga e cila deklaruan se i kanë përfunduar të gjitha detyrimet kontraktuale. Ornela Çuçi, përfaqësuese e kompanisë Mabco tha se kërkojnë që aeroporti i Vlorës të përfundojë në mënyrë të ligjshme, duke akuzuar ortakun Valon Ademi se po bllokon punën me mbështetjen e instancave shtetërore.

 

I.M/Shqiptarja.com