Përplasjet trajner-president federate e lanë jashtë Europianit, peshëngritësi 16-vjeçar: Jam demoralizuar, por do fitoj medalje

27 Tetor 2021, 13:18

Është 16 vjeç dhe pak ditë më parë shkëlqeu në një kampionat ndërkombëtar në Bosnje ku fitoi medaljen e artë në peshëngritje, kategoria 73 kilogramë. Bëhet fjalë për Ertjan Kofshën, djaloshin e lindur në Shtërmen të Elbasanit, një vend që ka nxjerrë kampion të mëdhenj në sportin ku shkëlqen më së shumti Shqipëria. Gjithsesi ky nuk është kompeticioni i vetëm ku Ertjani ka mahnitur, pasi dy muaj më parë në kampionatin kombëtar fitoi 6 medalje, 4 prej të cilave ari.