Përqafime dhe lot, Biden e Harris presin të burgosurit e liruar: Ne jemi SHBA, t’i kthejmë ata pranë familjeve

2 Gusht, 08:37

Tre amerikanë, përfshirë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, të cilët u liruan në një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve me Rusinë, janë kthyer në tokën amerikane. Ata u pritën nga Presidenti Joe Biden, Kamala Harris dhe familjet e tyre. Lot dhe përqafime në aeroport.