Sali Berisha është pyetur përse nuk e padit kryeministrin Edi Rama për shpifje dhe u përgjigj se nuk do të harxhojë kohë sepse ai kontrollon çdo gjë.
"Siç e shihni ju, ai kontrollon çdo gjë. Të harxhosh kohë se ka edhe koha çmimin e vet, por unë i përgjigjem, bëj transparencë dhe mendoj që përgjigja më e shkëlqyer që mund t'i jap Ramës, është si opozitë e vërtetë e këtij vendi. Ajo, atë po e tmerron. E gjen veten të pashpresë. Garantoj se shumë shpejt do ta kuptojë që është vetëm fillimi i opozitës së vërtetë.
Nuk mund të pajtohet kurrë opozita me këtë situatë të paimagjinueshme vjedhjesh. Edi Rama ka një baxhanak. Unë kam një kunat. Të gjejnë një tender të vetëm që kunati im ka fituar nga qeveria e PD. Doni t'ju them nja 50 tendera të të pangopurit Armando Frangu. 50 janë para 4 vitesh", tha Berisha.