Persona ende të paidentifikuar shqyejnë derën dhe vjedhin një shkollë 9 vjeçare në Gjirokastër

13 Janar 2022, 10:01 | Përditesimi i fundit: 2022-01-13 12:39:00

Shkolla 9 vjeçare "Naim Frashëri" në Gjirokastër ka rënë pre e një vjedhjeje. Policia ka shkuar në vendngjarje nga ku po merret me grumbullimin e provave të lëna nga keqbërësit. Kjo shkollë e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit, rezulton e pa pajisur me kamera vëzhgimi dhe për pasojë policisë do t'i duhet shumë punë për të identifikuar autorët.