Personat e dënuar në mungesë, ministri Manja sqaron sesi mund të përfitojnë nga Amnistia Penale

7 Shkurt, 12:02 | Përditesimi i fundit: 2024-02-07 12:08:29

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja teksa sqaroi detaje lidhur me draftin e Amnistisë Penale në komisionin e Ligjeve, theksoi se edhe persona të cilët janë në kërkim dhe janë dënuar me vendim të formës së prerë mund të shkojnë në institucionet përkatëse dhe nëse janë subjekt i ligjit atëherë do të përfitojnë nga Amnistia Penale.