Personazh/ Rovena, një ‘Ermonelë e vogël’ e Operas. Historia e sopranos nga fëmijëria në Peshkopi, tek magjia e Teatrit: Kënga, ëndrra e parealizuar e nënës

8 Maj 2023, 17:09

Prej dy vitesh e gjysmë, ditët e saj nisin në “Opera”. Rovena Xhelili është një nga sopranot e reja që po ngjit një nga një shkallët drejt roleve të mëdha. Për pasionin e këmbënguljen për muzikën lirike, shpesh e krahasojnë me një ‘Ermonela të vogël’, që rritet në Teatër.

“Në skenë kam ndjerë gjithmonë vetëm emocione pozitive”, shprehet sopranoja Rovena Xhelili.