Personazh/ Thurja me thupër, zanati që i ka mbijetuar historisë! Pëllumb Hysa, zanatçiu që ktheu pasionin në përfitim: Kam bërë çanta edhe për ‘Dolce Gabbana’

25 Korrik 2021, 19:49

Thurja me thupër, zanati që i ka mbijetuar historisë! Pëllumb Hysa, zanatçiu që ktheu pasionin në përfitim “Është një zanat që unë kam shumë dëshirë dhe pasion që të flas për të”, pohon mjeshtri. I buzëqeshur dhe i apasionuar pas punës që bën, mjeshtri tregon fillesat e tij në këtë zanat të trashëguar brez pas brezi. “Është një zanat që unë e kam trashëguar që nga gjyshi më pas nga babai. Një fëmijë që ti e dallon që në moshë të vogël që është ose për fizkulturë apo muzikë ose diçka tjetër, mua babai më ka mësuar thuprën dhe kjo është një dëshirë shumë e madhe nga babai. Kam filluar që në moshën 6 vjeç, dhe është 45 vjeç që kur isha 10 vjeç që unë punoja shumë bukur”, tha Pëllumb Hysa.