Përurohet vëllimi me tregime ‘Castigat’ i Ardian Vehbiut, shkrimtari: Në periudhën kur kishte tema të nxehta si arkitektura a teatri, shkrova shumë

21 Maj 2022, 17:41 | Përditesimi i fundit: 2022-05-21 18:36:42

Nën emrin ‘Castigat’, që pati zgjedhur për të trajtuar përmes humorit e ironisë, një sërë tematikash, të pashkëputura nga realiteti, Ardian Vehbiu sjell përmbledhjen më të fundit të tregimeve...

‘Castigat, origjina  e fjalës është nga një thënie latine, “Castigat ridendo mores”, pra të qortosh zakonet duke qeshur', shpjegon Vehbiu.