Pescara u rrëzua në Serie C, tifozët përleshen me policinë jashtë stadiumit 'Adriatico'

9 Maj, 10:58 | Përditesimi: 9 Maj, 10:58

Përleshjet shpërthyen jashtë stadiumit 'Adriatico' të Pescarës midis tifozëve dhe policisë pas barazimit 1-1 me Spezian në ditën e fundit të sezonit të rregullt të Serie B, që rezultoi në rënien e klubit vendas në Serie C. Tifozët e ekipit me bazë në Abruzzo organizuan një protestë kundër ekipit dhe klubit, duke hedhur tymuese dhe flakadanë.

I.M/Shqiptarja.com