Pesë ditë ‘errësire’ në fshatin Panariti në Korçë, shkaku dëbora! Rrugët e Shkodrës ‘lumenj’, bëhen të pakalueshme! Vlora pezullon lundrimin

3 Dhjetor 2021, 13:05

Deti i trazuar dhe dallgët e larta, bënë që Kapiteneria të ndalojë lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorës. Problematike ishte situata edhe në Tropojë pasi prej stuhisë ka patur rënie inertesh në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë, në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec si dhe në disa akse të tjera, por tashmë ato janë pastruar dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.