Peshat e rënda përplasen në Shkodër, Hysa kundër kampionit çek: Të ketë kujdes në Shqipëri, ia dal me shpejtësi dhe forcë

19 Janar 2023, 16:04

Boksieri shqiptar i peshave të rënda Nelson Hysa sfidon të dielën në Shkodër kampionin e Çekisë, Pavel Sour. Edhe pse kundërshtari ka shumë eksperiencë 38-vjeçari Hysa për Report TV thotë se beson që shpjetësia dhe forca do ta bëjnë fitues.