Peshëngritësja Veli me doping, kreu i Federatës: Dyshojmë se e stisi me trajnerin grek, vëllain e Piro Dhimës! Nëse del sërish pozitive përjashtohet përjetë nga sporti

24 Gusht 2022, 12:17 | Përditesimi i fundit: 2022-08-24 21:40:34

Peshëngritësja Evangjeli Veli vijon të mbetet e pezulluar nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare pasi testi rezultoi pozitiv me doping. Kreu i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza thotë për Report Tv se dyshojnë se është sitisur në Durrës me trajnerin grek Odise Dhima, vëllain e Piro Dhimës.