Peshkatarët në Vlorë kapin një breshkë deti, zbulojnë se ishte e pajisur me shenjë identifikimi! Specialistët kërkojnë të zbulojnë rrugëtimin e saj

18 Tetor, 10:39 | Përditesimi: 18 Tetor, 10:39

Një breshkë deti e llojit Kareta-Kareta ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është një shenjë identifikimi që mban në trup. Specialistët e zonave të mbrojtura janë vënë në lëvizje për të zbuluar nga ka ardhur breshka dhe çfarë rruge ka përshkuar në det deri në momentin kur u kap nga peshkatarët.

E.H/Shqiptarja.com