Peshku harabel e gaforret sulmojnë pushuesit në Darëzezë, mjekja: Qytetarët të paraqiten në kohë në spital, pickimi sjell alergji dhe paralizë të përkohshme

14 Korrik 2021, 15:00 | Përditesimi: 14 Korrik 2021, 15:00

Edhe këtë vit sezonal në bregdetin e Darzezës  pickimet nga peshku harabel dhe gaforret janë kthyer në një rrezik për pushuesit dhe vizitorët që zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh ranor.  Mjekja  Inva Sulejmani, informon se nuk duhen neglizhuar rastet dhe qytetarët duhet të paraqiten shpejt tek qendrat shëndetësore.

KT/Shqiptarja.com