Një gomone ka marrë flakë në Vlorë. Gomonia e cila shërbente për turizëm ka pësuar një defekt nga shkëndija elektrike dhe është djegur. Ngjarja ka ndodh në afërsi te plazhit te vjetër dhe mbi mjetin ishte vetëm pronari i saj dhe nuk kishte turistë.
Zjarri ka rënë në orën 09:45, ku gomonia turistik ishte drejtuar për të marrë 5 pushues, por që ka pësuar defekt në motor në mes të detit dhe ka marrë flakë.Për shpëtimin e drejtuesit të saj është dërguar rimorkiatori dhe një mjet tjetër i vogël për të dhënë asistence.

















