Peter Tase: Dyshoj se sulmi ndaj Alibeajt është hakerim, unë nuk kam asnjë lidhje me Berishën dhe as me qeverinë

14 Prill 2022, 18:36 | Përditesimi: 14 Prill 2022, 18:36

Analisti i çështjeve ndërkombëtare, Peter Tase, përmes një komunikimi me e-mail me Report Tv, shpreh dyshimet se adresa e mikut të tij, diplomatit paraguaian Blas Oddone, ku sulmohet dhe akuzohet Enkelejd Alibeaj, mund të jetë hakeruar. Të njëjtin dyshim Peter Tase shpreh edhe për adresën e gazetarit nga Paraguai, Pedro Escobar Medina, i cili artikulon të njëjtën akuzë ndaj kryetarit të të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

r.k./Shqiptarja.com