Peticioni i studiuesve, ‘shoshiten’ problemet, AMA: Për gjuhën shqipe, asnjë ankesë! Më e lashta në botë?! Akademiku: Të pyeten ata që merren me këtë punë!

20 Shkurt, 17:41 | Përditesimi i fundit: 2024-02-20 21:26:01

Një ditë pas peticionit të firmosur nga një grup intelektualësh, drejtuar edhe AMA-s për marrjen e masave, ndër të tjera, mbi dezinformimin shkencor dhe keqpërdorimin e shqipes, Autoriteti i Mediave Audiovizive në një tryezë diskutimi kërkoi rritjen e ndërgjegjësimit për përhapjen korrekte të standardit gjuhësor. Si shqetësim u ngrit përdorimi i fjalëve të huaja, përmbajta abuzive e lajmeve, dhe zbehja e rolit të redaktorëve letrarë në redaksi