Petraj: Dosja ‘Partizani’ po zvarritet, mendoj se nesër kalon për gjykim! Demalia: LaCivita nuk ka fuqi as t’i heqë ‘non gratën’ Saliut dhe as ta sjellë në pushtet! Trump e hoqi për abuzim

10 Prill, 19:55 | Përditesimi i fundit: 2025-04-10 19:55:19

Afera e dosjes “Partizani” dhe konsulenti amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, ishin dy nga pikat e analizuara dhe diskutuara sot në ‘Studio Live’ të Report Tv.

Avokati Edmond Petraj vuri në dukje zvarritjen e paligjshme të seancës paraprake të Sali berishës me aferën e dosjes “Partizani”, në mënyrë të paprecedentë, teksa bëri edhe një nëntekst ironik me datën e nesërme kur është caktuar seanca për marrje vendimi nëse do kalojë për gjykim, do pushohet apo do kthehet për plotësime. Petraj kujtoi datën 11 prill, si përvjetorin e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha.