Arrestimi i Veliajt/ Deputeti Krashi: S’ka akuzë të qartë, duhej të ishte duke ushtruar detyrën! Sulmet ndaj SPAK? Hoxha: PS e PD janë bashkë

19 Shkurt 2025, 19:24 | Përditesimi: 19 Shkurt 2025, 20:06

TIRANË- Deputeti socialist, Lavdrim Krashi komenton në Report Tv arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Krashi thotë se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të përballet me drejtësinë, por në rastin e Veliajt thekson se nuk kemi një akuzë të qartë. Krashi shprehet se në këto kushte, Veliaj duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

A.A/Shqiptarja.com