Petro dhe Safo Marko, dashuri në burg dhe ndërhyrja e Nexhmije Hoxhës!

31 Janar, 19:09

“Një dashuri”, letrat që sollën në dritë forcën e zemrës dhe të mendjes mes Petro dhe Safo Markos. 1096 ditët e Petro Markos në burg dhe përse Nexhmie Hoxha donte të ndante Safon nga Petro Marko?! Si i shkruante Petro Marko nga burgu mesazhet për të shoqen në enët e ushqimit? Si mbahej dashuria gjallë mes Safos piktore dhe Petro Markos gazetar e shkrimtar kur diktatura sapo kishte nisur e që i bënte keq çdo gjë e bukur? Peripecitë e familjes së Petro Markos, këto dhe të tjera i tregon në studio Jerida Sakaj.