Pezullim i linjës me Italinë, dëm ekonomik Portit të Vlorës! Skëndaj për Report Tv: Jemi me sytë nga vendimi i fqinjëve por ka përmirësim krahasuar me vitin e kaluar

24 Korrik 2021, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2021-07-24 13:53:02

Në Portin e Vlorës ka një situatë në përmirësim sa i përket fluksit të udhëtarëve por është ende larg nga pritshmëritë. Kjo për shkak të pezullimit të lëvizjeve të lira me Italinë. Gjatë një interviste për Report Tv, kreu i degës së përpunimit në Portin e Vlorës Festim Skëndaj detajon situatën prej fillimit të korrikut.