Pikat e grumbullimit/ Drejtoresha e AZHBR, Krifca: Investimet do ta bëjnë Shqipërinë të parën në rajon për eksportet bujqësore

11 Korrik 2021, 14:50

Qeveria ka vendosur objektivin e qartë që Shqipëria të bëhet vendi i parë në rajon për eksportin e perimeve dhe i dyti në rajon për eksportin e frutave falë mbështejes që AZHBR ka dhënë për investimin në pikat e grumbullimit. Kështu është shprehur drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca gjatë një inspektimi në një pikë grumbullimi, e cila theksoi se në të gjithë vendin janë hapur 137 të tilla.