Pilaf me patëllxhanë nga zonja Vjollca

1 Korrik 2021, 11:01

Pilaf me patëllxhanë

Përbërësit:

2-3 patëllxhanë

1 gotë oriz

vaj për skuqjen e patëllxhanëve

1 qepë e madhe

kripë dhe piper të zi

½ lugë çaji nenexhik

1 domate në kubikë

1 lugë kafe sheqer

2 gota ujë të valuar

kopër

Përgatitja:

Lajmë pastrojmë patëllxhanët dhe I presim ato në kubikë me brinjë 1.5 cm. I vendosim në ujë për 15 minuta I kullojmë dhe I thajmë dhe skuqim sat ë zverdhen pak. Në një tigan kaurdisim qepën në kubikë të vegjël kur qepa të zbutet shtojmë orizin të shpëlarë dhe vazhdojmë kaurdisjen sëbashku duke shtuar kripë, piper të zi, nenexhik, një majë kanellë dhe domten në kbuikë I përziejmë sëbashku shtojmë patëllxhanët e skuqur, ujin dhe lëmë orizin të ziejë për 15 minuta pasi të kalojë kjo kohë e mbulojmë orizin me një pecetë e më pas me kapak. Ju bëftë mirë.