Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, arrestohet dhëndri 27 vjeçar në Vlorë! Babë e bir në spital, djali në gjendje të rëndë transportohet tek ‘Trauma’

5 Dhjetor 2022, 12:18

Është arrestuar në Vlorë autori i plagosjes me thikë të babë e bir, Xhevdet dhe Albion Braushi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Çole”. Në pranga ka rënë 27 vjeçari Rildi Kocja i cili pas një konflikti me motive të dobëta ka sulmuar me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, duke i plagosur të dy.