Xhevdet Braushi, 62 vjeç dhe djali i tij Albion Braushi, 30 vjeç, janë plagosur mbrëmjen e sotme pas një sherri me thika me dhëndrin e tyre R.K.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Çole” dhe dy të plagosurit, babë e bie janë dërguar në spitalin e Vlorës ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor. Xhevdet Braushi është jashtë rrezikut për jetën ndërsa djali i tij ndodhet në gjendje kritike.
Ka qenë dhëndri i tyre, R.K i cili pas një konflikti për motive të dobëta i ka sulmuar me thikë duke u shkaktuar plagë të rënda. Sipas dëshmitarëve, i riu, Albion Braushi ishte qëlluar rreth 10 herë me thikë. Të plagosurit janë gjetur në trotuar nga banorët e zonës dhe më pas janë dërguar në spital.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të agresorit, R.K i cili pasi sulmoi me thikë vjehrrin dhe kunatin u largua nga vendngjarja.
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur në lagjen Çole të Vlorës ku mbetën të plagosur me thikë babë e bir, Xhevdet dhe Albion Braushi. Mësohet se ka qenë dhëndri i tyre ai që i ka plagosur me thikë pas një konflikti të çastit.
“Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”-thuhet në njoftim.
Ndërkohë ende nuk është bërë i mundur arrestimi i sulmit ku u plagosën dy persona.
Banorët e zonës ku u sulmuan babë e bir në Vlorë, kanë dëshmuar se Xhevdet dhe Albion Braushi pasi ishin sulmuar me thika nga disa persona, kishin tentuar të ecnin në këmbë por nuk ia kishin dalë dot. Ata janë gjetur të shtrirë në trotuar, ndërsa banorët kanë deklaruar se në momentin që i kishin parë babë e bir të shtrirë menduan se ishin sulmuar nga qentë por pasi ishin afruar kishin parë se kishin plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë.
Kanë qenë banorët ata të cilët kanë bërë transportin e tyre për në spitalin rajonal të Vlorës.
Dava jevgish
PërgjigjuA ka polici , emergjdnc shendetsore apo pushtet në këtë shtete krimi mafioz, a ka siguri për këtë popull më…
PërgjigjuMire qe ska ndodhur ne veri se do kishim lloj lloj komentesh nga jugorsat,Jo malok alpin njerez te trash etj.ju uroj sherim te shpejt